Skip to main content

Ujërat e Ndotura

Sistemi i rrjetit të kanalizimeve është ndërtuar i ri për 80% të qytetit të Pogradecit dhe Njësisë Administrative Bucimas, ujrat e zeza i nënshtrohen një procesi terciar pastrimi, mekanik, kimik dhe biologjik duke dhënë një impakt pozitiv në mjedis.

Kanalizimet

Sha.UK Pogradec realizon largimin e ujrave të ndotura nëpërmjët sistemeve me ngritje mekanike (6 stacioneve të pompimit) dhe 4 sistemeve me rredhje të lirë dhe një rrjeti kanalizimesh prej 48 km. Shërbimi I kanalizimeve I ofrohet rreth 44,7 mijë banorëve duke regjistruar për këtë shërbim 12,048 klientë nga të cilët vetëm 10,878 jetojnë në qytet dhe 1,170 klientë jetojnë në fshat.

 

ITUN

Në qytetin e Pogradecit, me financim të KfW, është ndërtuar Impianti i trajtimit të ujrave të ndotura, I cili ka filluar të funksionojë prej vitit 2009. Ai zë një sipërfaqe toke prej 13.5 hektarësh me kapacitet të mjaftueshëm për një popullsi ekuivalente prej 50 mijë banorësh. Në kushtet e funksionimit me kapacitet të plotë, konsumon rreth 481 mijë (kwh) energji elektrike. Në ITUN, nuk shkarkojnë ujra industiale dhe përdoret niveli paraprak, niveli primar, sekondar dhe terciar (reduktimi me fosfor) I trajtimit të ujrave të ndotura. Trupi ujor pritës për ujrat e përpunara është liqeni I Ohrit. Jetëgjatësia e ITUN Pogradec sipas projektit është rreth 40 vjet.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.