Skip to main content

Uji i Pijshëm

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

Më shumë se 95% e popullsisë e Qytetit të Pogradecit dhe Njësisë administrative Bucimas është e furnizuar me ujë të pijshëm 24 H me cilësi sipas standarteve europiane. Parametrat që ju referohemi për cilësinë e ujit të pijshem kemi“Rregulloren e cilesise se ujit të pijshëm “ miratuar me VKM 379 date 25.05.2016

Sh.a.UK Pogradec shfrytëzon burime ujore nëntokësore, si ai i Tushemishtit, Gurasit, Kabashit, Piskupat etj. Nëpërmjet këtyre burimeve, shoqëria prodhon mesatarisht 1,97 milion m3 ujë në vit nëpërmjet 4 stacioneve me ngritje mekanike dhe 14 me rrjedhje të lirë. Volumi i ujit të prodhuar, pjesërisht matet dhe pjesërisht, vlerësohet.

Rrjeti Shpërndarës

Kjo shoqëri administron një rrjet ujësjellësi prej 158 km nga I cili 16 km rrjet kryesor dhe 142 km rrjet shpërndarës. Sh.a.UK Pogradec ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 77,269 mijë banorë dhe ka të regjistruar 17,871 klientë nga të cilët 15,040 janë të paisur me matës konsumi. Ekziston një sistem I formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.