Skip to main content
Please wait...

Politika e privatesise

Kjo politike ju informon se si “Portali Kombetar i Konsumatoreve te sherbimeve te ofruara nga Sh.A UK” mbledh dhe perdor te dhenat personale te klienteve, individeve, vizitoreve, individeve qe ankohen ne lidhje me problematikat apo mbarevajtjen e sherbimeve qe SH.A UK ofrojne etj, dhe ku perpunimi i te cilave kryhet ne perputhje me ligjin nr. 9887, date 10.03.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale”, te ndryshuar.

“Portali Kombetar i Konsumatoreve te sherbimeve te ofruara nga Sh.A UK” disponon faqen www.shuk.al, nepermjet se ciles mbledh dhe transmeton informacione per klientet e SH.A UK-ve, qytetaret, bizneset, grupet e interesuara, vizitoret etj, lidhur me permbushjen e funksioneve dhe pergjegjesive te ngarkuara nga legjislacioni ne fuqi, ne lidhje me sherbimet qe ofron secila SH.A UK.

 

Objekti i Politikave te privatesise

Ky dokument ka per objekt informimin e subjekteve te te dhenave personale mbi menyren e mbledhjes, perpunimit, perhapjes, ruajtjes dhe masave te sigurise qe jane marre per te dhenat qe deklarohen ne faqen web.

 

Perdorimi i te dhenave personale

Te dhenat personale mund te perdoren per te komunikuar me vizitoret, ankuesit apo çdo subjekt te interesuar, per qellime historike, shkencore ose statistikore, per ndjekjen dhe perfundimin e procedurave te menaxhimit te ankesave.

 

Siguria

Portali Kombetar i Konsumatoreve te sherbimeve te ofruara nga Sh.A UK siguron çdo perdorues qe te dhenat qe mberrijne ne bazen e te dhenave te saj, i sigurohen me sistemin me te larte te sigurise.

 

Mbrojtja e te dhenave personale

  • perpunimin ne menyre te drejte dhe te ligjshme;
  • grumbullimin per qellime specifike, te percaktuara qarte, e legjitime;
  • mjaftueshmerine e te dhenave, te cilat duhet te lidhen me qellimin e perpunimit;
  • mbajtjen ne ate forme qe lejon identifikimin e subjekteve te te dhenave per nje kohe te nevojshme.
  • saktesine qe te dhenat duhet te kene dhe, kur eshte e nevojshme, duhet te perditesohen, duke ndermarre çdo hap te nevojshem per te fshire apo korrigjuar te dhena te pasakta apo te paplota, ne lidhje me qellimin per te cilin jane mbledhur.

     

E drejta per t'u ankuar

Çdo person, qe pretendon se i jane shkelur te drejtat per te dhenat personale, ka te drejte te ankohet ose te njoftoje komisionerin.

 

Pyetje/Ankesa/Informacion

Per çdo kerkese, informacion apo problematike te mundshme ne lidhje me faqen web: www.shuk.al, lutemi te na kontaktoni ne:

E-mail: info@shuk.al
Ofruesi: “Portali Kombetar i Konsumatoreve te sherbimeve te ofruara nga Sh.A UK”
Adresa: Rruga Sami Frasheri, Nr. 4, Tirane

Recent Posts