Sh.a.UK Pukë, ka licencë të vlefshme deri më datë 27.02.2023 për të ofruar shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin e ujrave të ndotura (kanalizimeve), për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të bashkisë Pukë prej 15,7 mijë banorë, 33% e të cilëve jetojnë në qytet dhe pjesa tjetër jeton në fshat.
Vizioni
Shoqëia jonë angazhohet të jetë ofruesi më i besueshëm i shërbimeve ujësjellës – kanalizime, për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të bashkisë, nëpërmjet një aktiviteti financiarisht të qëndrueshëm.
Misioni
- Të ofrojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, ujë cilësisht të pastër, në mënyrë të vazhduar, pandërprerje e me presionin e duhur.
- Të garantojë sistem të sigurt të largimit dhe trjtimit të ujrave të ndotura për të mbrojtur shëndetin public, në përputhje me standardet kombëtare të ruajtjes së shëndetit dhe mjedisit.
- Të sigurojë mjedis të përshtatshëm komunikimi, për të nxitur bashkëpunimin dhe rritur kapacitetet e stafit të shoqërisë.
- Të përmirësojë në vazhdimësi performancën finaciare me qëllim që, me tarifa sa më të përballueshme për punblikun e bizneset, të mundësohet mbulimi i të gjitha kostove, duke përfshirë jo vetëm mirëmbajtjen e aseteve por edhe investimet e reja.