Skip to main content

Njoftim qytetarëve për reformën

Në mbështetje të ligjit nr. 8102 dt. 28.03.1999 i ndryshuar, VKM  nr. 1304 dt. 11.12.2009, Kodit të Furnizimit me Ujë dhe Rregullores së Sistemit të Furnizimit me Ujë, pika 2.2 paragrafi 6, pika 2.3 paragrafi 3, 4, 7 pika 2.7 paragrafi 3, 5 pika 2.8 paragrafi 5 dhe pikat 3.6 e 3.7,

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime sh.a Sarandë njofton gjithë qytetarët e zonës nën juridiksionin e Bashkisë Sarandë, si dhe të atyre në zonat Rurale që furnizohen me ujë të pijshëm nga rrjeti i UK Sarandë të cilët janë abonentë apo jo të kësaj shoqërie për furnizimin me ujë se;

Në kuadër të reformës në këtë sektor duhet të marrin masat e mëposhtme;

 

  • Të gjithë ata abonentë që nuk kanë të instaluar matësa uji në linjën e tyre të furnizimit me ujë apo i kanë ato jashtë funksionit të marrin masa për vendosjen e matësave të rinj duke kërkuar nga shoqëria e UK plumbosjen dhe vulosjen e tyre.
  • Konsumatorët që kanë lidhje të jashtëligjshme ose të dyfishta, të bëjnë shkëputjen e tyre nga rrjeti i furnizimit të UK Sarandë.
  • Konsumatorët që kanë lidhje të paregjistruara në sistem, të bëjnë regjistrimin e tyre me qëllim faturimin e konsumit të ujit të harxhuar nga rrjeti i UK Sarandë.
  • Të gjithë konsumatorët të marrin masa për eleminimin e rrjedhjeve të ujit në depozitat e tyre si dhe të shmangin shpërdorimet e kota të ujit.
  • Të gjithë abonentët të verifikojnë përmes faturave të tyre të ujit dhe pranë arkave, nëse kanë detyrime ndaj UK Sarandë dhe në rast se rezultojnë debitorë të shlyejnë këto detyrime plotësisht si dhe duke lidhur akt-marrëveshje me UK për pagesën e tyre me këste në rast se kanë detyrime në shuma të mëdha.    

 

Nëse nga kontrollet që do të bëhen nga grupet e ngritura nga UK sh.a Sarandë do të vërehen mangësi apo problematika të parashtruara më lart, shoqëria UK Sarandë në zbatim të ligjit do të marrë masa shtrënguese deri në ndërprejen e furnizimit me ujë, derisa konsumatori të ketë eleminuar problemet në linjën e tij të furnizimit si dhe detyrimet financiare ndaj shoqërisë.  

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.