Projekti "Pune per Komunitetin"
Vazhdojnë intesivisht punët për përmirësimin e kushteve të shërbimit me furnizimin me ujë dhe kanalizime për popullatën , ndriçimin , pastrimin , sistemimin , zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, mirëmbajtjen e hapësirave e ambjenteve në administrim të Ujësjellës - Kanalizime Delvinë sh.a.
Në zbatim të projektit "Punë për Komunitetin" , punonjësit e përfshirë për përmbushjen e detyrave në këtë projekt , kanë kryer punët , si më poshtë :
1.Zhbllokim të pusetave të ujërave të zeza në lagjen "Sinan Ballaci" , Delvinë.
2.Vendosje (Hapje - Vendosje- Betonim) shtyllë ndriçimi në lagjen "9 Tetori" , Delvinë.
3.Riparim - Shtrim tubacioni në Drejtorinë e Shëndetit Publik Delvinë për furnizimin me ujë.
4. Zhbllokim i kanalizimeve të ujërave të zeza te Zyrat e Punës , Delvinë.
5.Pastrim ambjenti (Bar , dheu) në ambjentet e Depos së Furnizimit me ujë , fshati Stjar , Delvinë.
6. Pastrim dhe dezinfektim të ujërave të zeza në bllokun e pallateve të lagjes "Sinan Ballaci"