Shërbimi i furnizimit me ujë dhe i kanalizimeve
Për shërbimin e furnizimin me ujë sipas ligjit në fuqi Operatori është përgjegjës:
- Për operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin, rinovimin, dhe modifikimin e sistemit të furnizimit me ujë;
- Për furnizimin me ujë te konsumatorit në mënyrë të vazhdueshme gjate 24 oreve te cdo dite te vitit sipas standardeve në fuqi të cilësisë së ujit. Në rast se Operatori nuk mund ta ofrojë këtë shërbim, atëherë duhet të marrë masa që të ofroje shërbimin më të mirë të mundshëm. Në këtë rast Operatori duhet te njoftojë Konsumatorin për oret e furnizimit me ujë, në mënyrë që Konsumatori të marrë masa për të përballuar mungesat e përkohshme;
- Për administrimin e sistemit të furnizimit me ujë deri tek pika e lidhjes.
- Për shërbimin e kanalizimeve Operatori është përgjegjës për:
- Largimin e disiplinuar të ujërave të ndotura që gjenerohen në pronën e konsumatorit dhe që lidhet me sistemin e kanalizimeve në zonën e shërbimit të Operatorit, si dhe trajtimin e tyre përpara shkarkimit në trupën ujore pritëse (në rast se zona e shërbimit është e pajisur me impiant trajtimi);
- Mirëmbajtjen e elementeve përbërës të sistemit të kanalizimit të ujërave të ndotura;
- Operimin dhe mirëmbajtjen e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura;
- Administrimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të ndotur nga pika e shkarkimit te ujrave te ndotura deri tek vepra e shkarkimit në trupën ujore pritëse.
Operatori nuk ka të drejtë të bëjë mbylljen e sistemit të furnizimit me ujë apo të kanalizimeve të ujërave të ndotur pa lajmëruar më parë Konsumatorin dhe pa i dhënë mundësinë atij per shpjegime brenda një kohe të arsyeshme, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë kontratë.
Kur është e nevojshme dhe në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, Operatori mund të njoftojë zyrtarisht Konsumatorin drejtpërdrejt apo nëpërmjet medias që të kursejë ujin sipas kërkesave të caktuara.
Misioni
Strategjia kryesore që udhëheq veprimtarinë e Ujësjellës–Kanalizimeve Sarandë, është përmbushja e kërkesave të konsuamtorëve nëpërmjet realizmit të performancës për një furnizim të pandërprerë dhe cilësor me ujë të pijshëm. Realizimi i kërkesave, përkushtimi maksimal dhe në kohë për konsumatorin janë hallkat kryesore të përmbushjes së misionit tonë.
Vizioni
Çelësi i suksesit tonë është indetifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të konsumatorit me profesionalizëm maksimal. Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimit, furnizmi me ujë i qytetit të Sarandë 24 orë në ditë, përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit të shpërndarjes, dhe sigurimi i cilësisë sipas standardit shtetëror janë prioritetet kryesore të UKS.
Aktiviteti kryesor i UKS është i fokusuar në:
- Shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët dhe shitja e tij
- Mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm
- Prodhimin dhe/ose blerja e ujit për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve
- Shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura
- Mirëmbajtja e sistemeve të ujrave të ndotura si dhe të impjanteve të pastrimit të tyre
- Forcimin e marrëdhënieve me konsumatorët