Kanalizime
Sha.UK Sarandë realizon largimin e ujrave të ndotura, nëpërmjët 1 sistemi me ngritje mekanike dhe një sistemi me rrjedhje të lirë si dhe një rrjeti kanalizimesh prej 27 km. Shërbimi I kanalizimeve I ofrohet rreth 52 mijë banorëve duke regjistruar për këtë shërbim 13,374 klientë nga të cilët vetëm 13,117 klientë janë në qytet dhe vetëm 257 në fshat.
ITUN
Në qytetin e Sarandës, me financim të bankës botërore, është ndërtuar Impianti i trajtimit të ujrave të ndotura, I cili ka filluar të funksionojë prej vitit 2015. Ai zë një sipërfaqe toke prej 35 hektarësh me kapacitet të mjaftueshëm për një popullsi ekuivalente prej 60 mijë banorësh. Në ITUN nuk shkarkojnë ujra industiale dhe në të përdoret niveli I trajtimit paraprak, si dhe niveli primar dhe sekondar I trajtimit të ujrave të ndotura. Janë 3 stacione pompimi që transportojnë/shkarkojnë ujrat e kolektorëve kryesorë në ITUN dhe një stacion pompimi që shkarkon në Trupën ujore pritëse që është Lumë. Jetëgjatësia e ITUN Sarandë sipas projektit është 22 vjet.