Sh.a.UK Sarandë shfrytëzon burimet ujore nëntokësore të Navaricës, Vrionit dhe Cukës. Nëpërmjet këtyre burimeve, prodhon mesatarisht 5,3 milion m3 ujë në vit nëpërmjet 3 sistemeve me ngritje mekanike dhe 1 sistemi me rrjedhje të lirë. I gjithë volumi i ujit të prodhuar, matet 100%. Sh.a.UK ka një sistem të formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve.
Ajo administron një rrjet ujësjellësi prej 158 km nga I cili, 22 km rrjet kryesor dhe 136 km rrjet shpërndarës. Kjo shoqëri ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 57,5 mijë banorë dhe ka të regjistruar 19,712 klientë, nga të cilët 16,599 jane të paisur me matës konsumi.