Asfaltimi i rruges dhe kanalizimi i ujrave ne rrugen "Zabelej"
Rruga “Zabelej” në lagjen e Kirasit, do të ndryshojë brenda pak javësh pamjen e saj. Një zonë ku sipas banorëve, nuk është ndërhyrë prej dhjetra vitesh, do ti bashkangjitet pjesës tjetër urbane të qytetit.
Projekti i Bashkisë Shkodër ne bashkepunim me Ujësjelles-Kanalizime Shkodër parashikon sipërfaqe asfalti 1240 metër katror, trotuare 400 metër katror, kanalizime të ujrave të bardha- KUB 420 metër linear, kanalizime të ujrave të zeza- KUZ 460 metër linear, rrjet ujësjellësi 380 metër linear dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.
Investimi i rradhës i Bashkisë Shkodër dhe Ujësjelles-Kanalizime Shkodër nga të ardhurat e veta arrin në rreth 11 milion lekë të reja.