Kanalizimet
Sha.UK Shkodër realizon largimin e ujrave te ndotura nëpërmjët 3 sistemeve me ngritje mekanike dhe ka një rrjet kanalizimesh prej 176 km. Shërbimi I kanalizimeve u ofrohet rreth 85,6 mijë banorëve duke regjistruar për këtë shërbim 24,373 klientë nga të cilët vetëm 23,813 janë në qytet dhe vetem 560 klientë janë në fshat.
ITUN
Në qytetin e Shkodrës janë funksionalë dy impiante për trajtimin e ujrave të ndotura, një në Shirokë dhe një në Velipojë.
ITUN I Shirokës ka filluar të funksionojë prej vitit 2013. Ai zë një sipërfaqe toke prej 1,913 m2 me kapacitet të mjaftueshëm për një popullsi ekuivalente prej 2 mijë banorësh. Në kushtet e funksionimit me kapacitet të plotë, impianti konsumon rreth 22 mijë (kwh) energji elektrike. Në ITUN nuk shkarkojnë ujra industiale dhe përdoret niveli sekondar I trajtimit të ujrave të ndotura. Është 1 stacion pompimi që transporton/shkarkon ujrat e kolektorëve kryesorë në ITUN dhe Trupi ujor pritës është liqeni I Shkodrës. Jetëgjatësia e ITUN Shirokë sipas projektit është 15 vjet.
ITUN I Velipojës ka filluar të funksionojë prej vitit 2016. Ai zë një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh me kapacitet të mjaftueshëm për një popullsi ekuivalente prej 54 mijë banorësh. Në kushtet e funksionimit me kapacitet të plotë, impianti konsumon rreth 22 mijë (kwh) energji elektrike. Në ITUN nuk shkarkojnë ujra industiale dhe përdoret niveli sekondar I trajtimit të ujrave të ndotura. Është 1 stacion pompimi që transporton/shkarkon ujrat e kolektorëve kryesorë në ITUN dhe Trupi ujor pritës është liqeni I Shkodrës. Jetëgjatësia e ITUN Shirokë sipas projektit është 15 vjet.