Skip to main content

Këshilla

Penalitete

Çdo konsumator, i cili ka një kontratë me UKT duhet të kryej pagesën e ujit të pijshëm në kohë.

Nëse nuk ke ende një kontratë, drejtohu pranë zyrave të UKT-së dhe formalizo furnizimin tënd me ujë të pijshëm!

Sipas Kodit të “Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” dhe Kodit Penal, neni 159, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, të gjithë ata që:

-Lidhin apo ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm;

-Furnizohen me ujë të pijshëm pa pasur kontratë me UKT sh.a;

-Ndërtojnë objekte mbi tubacionet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve;

-Përdorin ujin e pijshëm nga rrjeti i UKT-së për lavazhe, ujitjen e tokës bujqësore;

-Përziejnë ujin e pusit, apo të burimeve të tjera me ujin e pijshëm të furnizuar nga UKT;

-Ndërhyjnë tek ujëmatësi dhe dëmtojnë vulën e tij

 

Kursejeni Ujin, Uji është jetë!

  • 97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur.
  • Vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për tu pirë.
  • Uji është rregullatori i temperaturës së tokës.
  • Rregullon temperaturën e trupit tonë.
  • Uji është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut.
  • Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë së gjallë.
  • Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë.

Përdorimi i ujit në jetën e përditshme!

  • Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë.
  • Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.
  • Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.

Sa ujë përdorim:

  • 2 litra ujë, sa herë mbushim një çajnik.
  • 25 litra ujë, sa herë të lahemi.
  • 60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave.
  • 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi .
  • 10 litra ujë, sa herë shtypim butonin e shkarkimit të tualetit.
  • Një rubinet i cili pikon pikë - pikë, pa i kushtuar askush vëmendje harxhon afërsisht 283 - 387 litra ujë në javë!

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit?

  • Të mos lejojmë të rrjedhë ujë pa arësye nga rubineti.
  • Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat.
  • Të mos konsumojmë më shumë ujë sesa kemi nevojë.
  • Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë.
  • Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm.
  • Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët.
  • Të mos ujitim çdo ditë lulet.
  • Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë.
  • Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.