Skip to main content

Pyetje - Përgjigje

    UKT ofron lehtësi dokumentacioni për të gjithë konsumatorët. Tashmë ju duhet thjesht të paraqiteni pranë çdo pIKA UKT me këto dokumenta me vete:

    -Kartë identiteti

    -Librezën e vjetër (+ QKR nëse është biznes)

    -Pagesë 200 lekë

    Kur personi nuk paraqitet vetë, atëherë është i nevojshëm një vetëautorizim dhe në rast se libreza ju ka humbur duhet bërë një vetëdeklarim.

     

    Referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 "Per sistemin e taksave vendore" i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:

    •pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale

    •ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre

    •ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë

    •ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

    Ndaj për t'u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur:
    1.Librezë uji ose Faturë uji
    2.ID
    3.Librezë pensioni
    4.Certifikatën e pronësisë

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.