Skip to main content

Shoqëria UK

Misioni dhe Vizioni i UKT sh.a

”Të jemi ofruesi më i mirë i shërbimit të qëndrueshëm ujësjellës në Shqipëri nëpërmjet angazhimit tonë tek njerëzit, risitë, klientët, komuniteti dhe mjedisi”

 

Misioni

• Misioni dhe sfida e UKT është të ofroj furnizim me ujë të qëndrueshëm, të sigurt dhe të pandërprerë, për të gjithë klientët ekzistues dhe të rinj në zonën e re të shërbimi të Bashkisë Tiranë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

• Të sigurojmë grumbullimin, trajtimin dhe largimin cilësor të ujërave të ndotura për të mbrojtur shëndetin publik dhe në përputhje me rregulloret kombëtare për mjedisin.

•Të sigurojmë një mjedis të sigurt, të përshtatshëm dhe të mirë ku nxitet komunikimi, bashkëpunimi, trajnimi dhe kompensimi për arritjet individuale të stafit.

•Të përmirësojmë vazhdimisht performancën për të siguruar qëndrueshmëri financiare dhe për të qenë në gjendje të mbulojmë nevojat për investime të reja dhe rinovime të aseteve në kohën e duhur.

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë është e angazhuar ndaj vlerave të mëposhtme të Shoqërisë në kryerjen e detyrave të saj:

Fokusi tek klienti: Angazhimi me fokus të parë interesin më të mirë të konsumatorëve tanë dhe të kujdesemi për besimin që ata na japin.

Shërbimi:  Të ofrojmë shërbim të shpejtë dhe të qëndrueshëm për konsumatorët tanë aktualë dhe të rinj dhe stafi ynë do të përpiqet vazhdimisht të bëjë më të mirën për ta.

Fokusi tek asetet njerëzore: Jemi të angazhuar të krijojmë dhe ruajmë një mjedis të sigurt pune për punonjësit tanë; të nxisim dhe përmirësojmë zhvillimin personal të secilit punonjës në mënyrë të atillë që punonjësit tanë të jenë më të mirët që mund të ketë sektori i ujit.

Integriteti: Të jemi të hapur, të ndershëm dhe të paanshëm me konsumatorët dhe punonjësit tanë dhe të njihemi si Shoqëria që bën atë për të cilën jep fjalën.

 

Ndër objektivat më të rëndësishme të shoqërisë  përmendim:

•  Rritja e cilësisë së shërbimit, përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit të shpërndarjes

•  Furnizimi me ujë i qytetit të Tiranës 24 orë në ditë

•  Sigurimi i cilësisë sipas standardit shtetëror 3604:1997 “ujin e pijshëm” që furnizon konsumatorët është prioritet i UKT-së.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.