Skip to main content

Uji i Pijshëm

 

Cilësia e ujit të pijshëm

Ujësjellës Kanalizime Tiranë kujdeset që cilësia e ujit të pijshëm me të cilin furnizon rrjetin shpërndarës, e për rrjedhojë të gjithë konsumatorët e saj, të jetë brenda të gjitha parametrave të përcaktuara nga shteti Shqipëtar.

Uji i pijshëm monitorohet rregullisht nga dy laboratorët e brendshëm të UKT sh.a,  laboratori kimik dhe ai mikrobiologjik të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat sipas Standartit Kombëtar të ujit të pijshëm përcaktuar përmes VKM Nr.379, datë 25/05/2016 ‘CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM’.

Në të dy këta laboratorë realizohet marrja dhe analizimi i kampioneve në të gjithë qytetin e Tiranës në pika të përcaktuara nga Drejtoria e Higjenës në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve sh.a dhe miratuar nga Inspektorati Sanitar Shtetëror,dhe Ministria e Shëndetësisë duke kryer:

Çdo ditë kryhen analiza për 16 kampione për 7 parametra fiziko-kimike (ngjyra, era, shija, turbullira, amoniaku, nitrite, klori i lirë mbetës) dhe 3 parametra mikrobiologjik (Koliforme totale, Escherichia coli, Streptokoku fekal).

Pervec UKT sh.a edhe Drejtoria e Higjenës në mënyrë të përditshme monitoron rregullisht kampione uji në 53 pika të përcaktuara në të gjithë qytetin e Tiranës. Pra në mënyrë të përditshme merren dhe analizohen 53 kampione nga UKT sh.a.

Gjithashtu uji me të cilin UKT furnizon konsumatorët e saj është objekt kontrolli periodik nga Institucione të tjera monitoruese sic janë: I.SH.SH, institucion që vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 7643 dt. 02.12.1992 “Për Inspektimin Sanitar”, të ndryshuar, si dhe akteve të tjera kigjore në fuqi dhe njofton Ministrinë e Shëndetësisë si dhe A.B.U përkatëse.

Ndërkohë që vetë  Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kryen kontroll të përditshëm në 23 pika të ndryshme në të gjithë qytetin e Tiranës për monitorimin e klorit të lirë mbetës në pikat fundore të rrjetit të ujësjellësit. Për sa i përket klorinimit niveli i klorit në të gjithë rrjetin e ujësjellësit mbahet gjithmonë brenda limiteve të rekomanduara nga ISHSH që është në vlerat 0,3-0,5 mg/l në rrjet.

Gjithashtu në mënyrë periodike  analizohen kampione në objekte depo dhe stacione pompimi për 14 parametra fiziko-kimike (ngjyra, era, shija, turbullira, temperatura, përqëndrimi i joneve hidrogjen pH, përcjellshmeria elektrike, kloruret, fortësia e përgjithshme, amoniaku, nitratet, nitrite, lënda organike, klori i lirë mbetës) dhe 3 parametra mikrobiologjik (Koliforme totale, Escherichia coli, Streptokoku fekal),

Ujësjellës Kanalizime Tiranë kujdeset në mënyrë të veçantë për cilësinë e ujit  në të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike të qytetit të Tiranës përmes kontrrolleve dhe analizave periodike.

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

Sh.a.UK Tiranë shfrytëzon burime ujore sipërfaqsore dhe nëntokësore. Nëpërmjet këtyre burimeve, shoqëria prodhon mesatarisht 93,3 milion m3 ujë në vit nëpërmjet 22 sistemeve me ngritje mekanike dhe 14 sistemeve me rrjedhje të lirë. Volumi i ujit prodhuar pjesërisht matet dhe pjesërisht vlerësohet.

Rrjeti Shpërndarës

Sh.a.UK Tiranë administron një rrjet ujësjellësi prej 1,909 km nga I cili 196 km rrjet kryesor dhe 1,713 km rrjet shpërndarës. Sh.a.UK Tiranë ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 787,4 mijë banorë dhe ka të regjistruar 247,818 klientë nga të cilët 212,815 janë të paisur me matës konsumi. Shoqëria zbaton një program të rregullt pune për dedektimin e humbjeve të ujit si dhe ka një sistem të formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.