Skip to main content

Shoqëria UK

- Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlore sh.a, është organizuar si Shoqëri Aksionare ne baze te Vendimit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane Nr.26332 , date.10.07.2001 ne përputhje me Ligjin Nr.9901,Dt.14.04.2008 “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare”

- Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlore sh.a,po vijon drejt zhvillimit për te siguruar furnizim te qëndrueshëm ,te sigurte dhe te përshtatshëm me ujë, më çmime te përballueshme ne një mënyre te shëndetshme, ekonomik dhe mjedisore dhe ne përputhje me parimet e pranuara komerciale te tregut dhe normat ligjore.

-Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlore sh.a, mbulon , Vlorën, Novoselën, Orikumin, Shushicën, Himarën,Selenicën

- Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlore sh.a,  funksionon ne baze te legjislacionit shqiptar ne fuqi dhe ne mënyre specifike ne baze te Ligjit Nr.9901,date 14/04/2008 “Për tregtaret dhe shoqëritë tregtare”, Statutit te shoqërisë miratuar me vendimin nr.35. Dt.21.07.2016 te Asamblesë se Aksionereve dhe Rregullores se Brendshme te funksionimit.

- Shoqeria, brenda kufijve qe parashikon legjislacioni ne fuqi, mund te kryeje çdo operacion tregtar dhe financiar, i cili lidhet drejtpërdrejte ose tërthorazi me objektin e saj.

- Shoqeria do te kryeje çdo veprim ligjor ne finalizim te qëllimit për marrjen e lejeve, autorizimeve, licencave dhe miratimeve te nevojshme për realizimin e veprimtarisë se saj.

OBJEKTIVAT

  • Zhvillimin drejt nje shoqërie tregtare financiarisht dhe teknikisht te fuqishme
  • Zbatimin e nje kuadri ligjor dhe rregullator efektiv dhe transparent
  • Zbatimin e rregullave te tregut te vendosura nga qeveria shqiptare dhe enti rregullator i ujit.
  • Zhvillimi i standardeve drejt sigurimit te furnizimit me ujë te pijshëm 24 ore ne përputhje me normativat e përcaktuara nga Organizate Botërore e Shëndetësisë dhe garantimin ne përgjithësi te një sistemi teknikisht te përshtatshëm te furnizimit me ujë
  • Realizimi i Shërbimit ne përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian për reformën ne sektorin e ujit te pijshëm dhe ne përputhje me angazhimet e përgjithshme e specifike te Shqipërisë

Vizioni

Shoqëia jonë angazhohet të jetë ofruesi më i besueshëm i shërbimeve ujësjellës – kanalizime, për të gjithë popullsinë brënda juridiksionit të bashkisë, nëpërmjet një aktiviteti financiarisht të qëndrueshëm.

Misioni

  • Të ofrojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, ujë cilësisht të pastër, në mënyrë të vazhduar, pandërprerje e me presionin e duhur.
  • Të garantojë sistem të sigurt të largimit dhe trjtimit të ujrave të ndotura për të mbrojtur shëndetin public, në përputhje me standardet kombëtare të ruajtjes së shëndetit dhe mjedisit.
  • Të sigurojë mjedis të përshtatshëm komunikimi, për të nxitur bashkëpunimin dhe rritur kapacitetet e stafit të shoqërisë. 
  • Të përmirësojë në vazhdimësi performancën finaciare me qëllim që, me tarifa sa më të përballueshme për punblikun e bizneset, të mundësohet mbulimi i të gjitha kostove, duke përfshirë jo vetëm mirëmbajtjen e aseteve por edhe investimet e reja. 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.