Kanalizimet
Për here te pare ne Vlore, ne fund te vitit 2015, nisi një pune e cila nuk ishte bere prej vitesh, ne drejtim te pastrimit te kanalizimeve te qytetit. Pas me shume se 40 vjetësh, Bashkia e Vlorës, filloi pastrimin e disa kanalizimeve. Përmendim këtu punën e bere ne rrjetin e kanalizimeve ne lagjen “10 korriku”, ne zonën e mbi Spitalin e Vlorës, ndërhyrjet për pastrimin e Liqenit te Vlorës, pastrimi i kanalit ne lagjen “11 janari”, pastrimi i rrjetit te kanalizimeve ne zonën e Vilave, etj. Kjo pune e nisur do te vazhdoje, ndërsa jep garanci ne mos përmbytjen e qytetit. Efektet kane qene te ndjeshme dhe te prekshme.
- Mirembajtja e sistemeve te furnizimit me uje te pijshem.
- Sherbimi i grumbullimit,largimit, dhe trajtimit te ujrave te ndotura
- Mirembajtja e sistemeve te ujrave te ndotura, si dhe impjanteve te pastrimit te tyre.
- Mbledhja e tarifes nga konsumatoret per keto sherbime,
Rrjeti i kanalizimeve përbëhet nga tubacione me diametër nga 200mm deri në 2000mm. Materiali i tubacioneve është beton, beton armë dhe PE i brinjëzuar.Në përbërjen e tij rrjeti i kanalizimeve ka edhe puset e kontrollit si element bazë për kontrollin dhe mirëmbajtjen e tij.
Problematikat në rrjetin e kanalizimeve.
- Ndërtimi i shtesave anësore të pallateve mbi rrjetin e kanalizimit ekzistues.
- Ndërhyrjet arbitrare në rrjet të subjekteve private.
- Keqtrajtimi nga ana e banorëve të qytetit.
- Mosrespektimi i kushteve teknike të zbatimit.