Skip to main content

Uji i Pijshëm

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

SH.A. Ujësjellës Kanalizime Vlore, mbulon me shërbim, Vlorën, Novoselën, Orikumin dhe Shushicën

Furnizimi 24 ore me ujë te pijshëm është sfida kryesore ne te ardhmen. Rritja e cilësisë se shërbimit, eliminimi i humbjeve ne rrjet duke përmirësuar infrastrukturën e shpërndarjes se rrjetit, pjese e punës sonë. .

SH.A. Ujësjellës Kanalizime Vlore ka ai qellim qe te ofroje një shërbim sa me te mire ndaj qytetareve dhe zgjidhjen e tyre ne një kohe sa me shpejt. Ne arkat e pagesës se ujit te pijshëm, ofrohet një shërbim i kulturuar. Ne dispozicion, është edhe Zyra e Marrëdhënieve me Konsumatorin. Çdo dite kjo zyre mirëpret dhjetëra ankesa, te cilat ne një kohe sa me shpejt, marrin përgjigje dhe zgjidhjen përkatëse .

SH.A. Ujësjellës Kanalizime Vlore me qellim lehtësimin e pagesës për konsumatorin debitor, lajmëron se ka hyre ne fuqi akt-marrëveshja për shlyerjen e detyrimeve te prapambetura. Borxhi i akumuluar nder vite mund te paguhet me këste, ne baze te marrëveshjes se nënshkruar.

  • Sherbimi i furnizimit me uje te pijshem per konsumatoret dhe shitja e tij.
  • Prodhimi dhe/ose blerja e ujit per plotesimin e kerkesave te konsumatoreve
  • Mbledhja e tarifes nga konsumatoret per keto sherbime
  • Zbatimin e rregullave te tregut te vendosura nga qeveria shqiptare dhe enti rregullator i ujit,

 

Rrjeti Shpërndarës

Zhvillimi i standardeve drejt sigurimit te furnizimit me ujë te pijshëm 24 ore ne përputhje me normativat e përcaktuara nga Organizate Botërore e Shëndetësisë dhe garantimin ne përgjithësi te një sistemi teknikisht te përshtatshëm te furnizimit me ujë.

Realizimi i Shërbimit ne përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian për reformën ne sektorin e ujit te pijshëm dhe ne përputhje me angazhimet e përgjithshme e specifike te Shqipërisë

  • Aplikim për lidhje kontrate
  • Aplikim për ujë-matës
  • Aplikim për librezë të re.
  • Akt-marrëveshja e re për konsumatorin debitor familjar
Cilësia e ujit të pijshëm monitorohet rregullisht.

UJI i pijshëm, i gatshëm për konsum njerëzor zotëron parametra cilësor brenda Standardit Shtetëror Shqiptar. Për rrjedhojë para tregtimit e përdorimit te tij, realizohet dezinfektimi me lende dezinfektante, nëpërmjet procesit te klorinomit. Klorinimi i Ujit zhvillohet nga dy lende te cilat janë Hipoklorite ne gjendje te lënget ( hipoklorit natriumi NaOCl ) dhe gjendje te ngurtë Klorinimi i Ujit bazohet ne përpunimin e Ujit me Cl2 aktiv. Cl2 aktiv zbaton veti baktericide, e cila qëndron ne reaksionin kimik te Ujit me klorin aktiv. Gjate bashkëveprimit te ujit me klorin aktiv qe përmban lënda, çlirohet acidi hipokloror HClO i cili zbërthehet si me poshtë:

Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik të Qarkut Vlorë

 

Pikërisht prezenca e joneve hipokloror ne ujë ,realizon vetitë baktericide duke vepruar me bakteret ne Ujë. Padyshim ne ketë mënyrë sigurohet rruajtja e pastërtisë se Ujit te pijshëm nëpërmjet klorinimit te Tij. Sasia e Cl2 aktiv ne hipokloritin qe përdoret te klorinim, përcaktohet nga cilësia higjienike e Ujit. Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik te Qarkut Vlore, nëpërmjet monitorimit te parametrave cilësor te Ujit te vendburimeve Tona, në varësi te ndryshimit ose jo te këtyre parametrave ,dikton nen Autoritetin e saj Institucional përqendrimin e Cl2 ne lende si dhe dozën e klorinimit e cila është parametër variabël, ne varësi te disa faktorëve. Ky institucion ne mënyre te përditësuar realizon monitorimin e Ujit te pijshëm ne analize kualitative ne dy parametra mjaft te rëndësishëm .

 

Procesi i Klorinimit

Ky institucion ne mënyre te përditësuar realizon monitorimin e Ujit te pijshëm ne analize kualitative ne dy parametra mjaft te rëndësishëm.

  1. Përmbajtja e klorit rezidual ne Ujë e shprehur ne % Cl2 mbetës (0,5mg/l)
  2. Pastërtia e Ujit e shprehur ne ngarkese bakteriale MPN = 0 ( E.Coli). Procesi klorinimit realizohet me Hipoklorit natriumi ,nëpërmjet pompave te dozimit ne masën 90% te volumit te Ujit qe prodhohet nga Shoqëria Jone.

 

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.