Skip to main content

Uji i Pijshëm

Prodhimi i Ujit të Pijshëm

Sh.a.UK Fier shfrytëzon burime ujore sipërfaqsore dhe nëntokësore. Nëpërmjet këtyre burimeve, shoqëria prodhon mesatarisht 10,7 milion m3 ujë në vit nëpërmjet 37 sistemeve me ngritje mekanike. Volumi i ujit të prodhuar pjesërisht matet dhe pjesërisht vlerësohet.

Rrjeti Shpërndarës

Sh.a.UK Fier administron një rrjet ujësjellësi prej 436 km nga I cili 194 km rrjet kryesor dhe 242 km rrjet shpërndarës. Sh.a.UK Fier ofron shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për rreth 133,4 mijë banorë dhe ka të regjistruar 37,299 klientë nga të cilët 21,006 janë të paisur me matës konsumi. Shoqëria zbaton një program të rregullt pune për dedektimin e humbjeve të ujit si dhe ka një sistem të formalizuar për regjistrimin e ankesave të konsumatorëve.

Kjo faqe interneti është prodhuar me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.