SHPALLJE TË VENDIT VAKANT NË POZICIONIN IT OPERIMI
Në zbatim të Ligjit Nr.9901, dt.14.04.2008,"Për tregtaret dhe shoqëritë tregtare" i ndryshuar, Ligjit me Nr.7961 , dt.12.07.1995, "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, Vendimit Nr.04, dt.31.12.2025 per "Miratimin e Organogrames, struktures dhe nivelit te pagave per vitin 2026” të Asamblesë së Përgjithshme”, si dhe Rregullores së Brendshme të shoqërisë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje Sh.a shpall proçedurën e konkurimit për pozicionin vakant "IT OPERIMI".
DETYRAT E IT OPERIMI:
IT Operimi varet nga Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe raporton te ky i fundit. Për çështje teknike me ndikim ndërsektorial, koordinon veprimet me Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse dhe strukturat përkatëse.
Objekti kryesor i veprimtarisë së IT Operimit është sigurimi i funksionimit të pandërprerë të infrastrukturës dhe shërbimeve IT të Shoqërisë, administrimi i pajisjeve dhe sistemeve, mbështetja teknike për përdoruesit, si dhe garantimi i sigurisë bazë, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave dhe shërbimeve digjitale që mbështesin veprimtarinë administrative, tregtare dhe teknike. Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Administron dhe monitoron pajisjet dhe infrastrukturën IT (kompjuterë, printera, rrjet, pajisje periferike), duke siguruar funksionimin e tyre të rregullt.
- Kryen mirëmbajtjen periodike dhe ndërhyrjet korrigjuese për defekte/incidentet teknike, duke minimizuar ndërprerjet e punës.
- Planifikon dhe zbaton instalime, konfigurime dhe përditësime të sistemeve/pajisjeve IT sipas nevojave të Shoqërisë.
- Ofron asistencë teknike për përdoruesit (administratë, tregtare, teknike) për pajisje, akses, aplikacione dhe problematika të përditshme.
- Dokumenton kërkesat dhe ndërhyrjet (regjistër incidentesh), ndjek zgjidhjen dhe informon përdoruesit për statusin dhe masat e marra.
- Administron akseset e përdoruesve në pajisje/sisteme dhe zbaton rregullat e autorizimit (krijim/ndryshim/çaktivizim aksesesh), sipas kërkesave zyrtare dhe parimit të nevojës për akses.
- Mbështet përdorimin dhe funksionimin e sistemeve/aplikacioneve të Shoqërisë (p.sh. për faturim, arkëtime, dokumentacion, komunikim), në bashkëpunim me përdoruesit dhe furnitorët kur është e nevojshme.
- Administron dhe mirëmban faqen zyrtare të internetit (Web-Page) të Shoqërisë (përditësime bazë të përmbajtjes, strukturës, publikimeve dhe të dhënave të kontaktit), në koordinim me strukturat përgjegjëse për përmbajtjen.
- Administron dhe monitoron e-mail-in zyrtar të Shoqërisë (krijim/konfigurim llogarish, grupe adresash, akseset, rregullat e përdorimit, arkivimin dhe menaxhimin e kapacitetit), sipas kërkesave zyrtare dhe parimit të sigurisë.
- Siguron funksionimin e dërgim–marrjes, ruajtjen e konfidencialitetit, dhe zbatimin e masave bazë të sigurisë (p.sh. ndryshime fjalëkalimesh, akses i kontrolluar, anti-spam), duke raportuar incidentet dhe duke ndërmarrë masa korrigjuese.
- Koordinon me ofruesit e shërbimit (domain/hosting/e-mail service) për problematika teknike, rinovime ose ndërhyrje të nevojshme, duke informuar eprorin direkt për çdo risk apo ndërprerje shërbimi.
- Kryen/ndjek procedurat e kopjeruajtjes (backup) dhe rikuperimit (restore) kur janë të përcaktuara nga Shoqëria, duke garantuar ruajtjen dhe disponueshmërinë e të dhënave kritike.
- Mban evidenca për pajisjet IT (inventar: pajisje, përdorues, vendndodhje, status), në bashkëpunim me Njësinë e Menaxhimit të Aseteve/Magazinën Qendrore kur kërkohet.
- Propozon nevoja për pajisje, licenca dhe shërbime IT, bazuar në gjendjen teknike dhe kërkesat operative të strukturave.
- Koordinon me furnitorë/shërbime të jashtme IT për ndërhyrje të specializuara, mirëmbajtje, pajisje dhe garanton marrjen e shërbimit sipas kërkesës.
- Informon eprorin direkt për problematika që kërkojnë prokurim, shërbim të jashtëm ose vendimmarrje organizative.
- Raporton periodikisht te eprori direkt mbi gjendjen e sistemeve, incidentet, riskun teknik dhe rekomandimet për përmirësim.
- Respekton dhe zbaton rregullat e brendshme për përdorimin e pajisjeve dhe sistemeve, konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave.
Kandidatët duhet të plotë kërkesat e posaçme si vijon :
KRITERE TË PËRGJITHSHME :
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zoterojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/avepenale;
- Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
KRITERE TË VEÇANTA:
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në shkencat inxhinierike informatike, elektronikë, telekomunikacion ose ekuivalente.
- Analitik dhe këmbëngulës në kryerjen e detyrave me saktësi;
- Aftësi për të hartuar raporte dhe udhëzime praktike ;
- Në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur, pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë;
- Prioritet të ketë përvojë pune në profesion;
- Të ketë njohuri mbi sistemet kompjuterike dhe mbi instalimin, konfigurimin dhe riparimin e pajisjeve hardware, mbi sistemet e operimit dhe funksionimin e rrjeteve network;
- Të ketë njohuri mbi sistemet operative: Microsoft Windows 7/8/10/ Server 2012-2022;
- Të ketë njohuri mbi menaxhimin e Sistemeve elektronike;
Kushtet e punës
- Punë zyre
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim+CV;
- Fotokopje e Kartës së Identitetit / Pasaportës;
- Çertifikate familjare;
- Çertifikate personale;
- Vertetim Banimi;
- Raport mjeko-ligjor;
- Libreze Shendetesore;
- Fotokopje e defteses se shkolles e noterizuar dhe listë notash;
- Deshmi penaliteti;
- Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm);
- Çertifikata kualifikimi te ndryshme (ne rast se ka);
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë ose individualisht në zyrën e Sekretari-Protokollit, të shoqërisë, sëbashku me kërkesën për aplikim për punësim, brenda dt.03.03.2026.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar dhe kandidatët që kualifikohen për fazën e dytë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit https://www.shuk.al/lushnje dhe do të njoftohen për fazën e dytë, atë të intervistimit me gojë;
Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen ne lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
Publikimi i rezultateve te konkurimit dhe menyra e komunikimit:
Në perfundim te vleresimit te kandidateve, Drejtoria e Sherbimeve Mbeshtetese ne Shoqerine Rajonale Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a do të shpallë fituesin në faqen e intemetit të Shoqërisë https://www.shuk.al/lushnje dhe në ambientet e shoqërisë.
Kandidatet jo fitues kane te drejte te ankimohen prane Shoqerise Ujesjelles Kanalizime Lushnje sh.a. Afati i ankimimit eshte 2 dite nga data e shpalljes se rezultateve te testimit.