Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka prova që virusi COVID-19 transmetohet nga uji i pijshëm, e po ashtu nuk ka prova që ai transmetohet përmes sistemeve të ujërave të ndotura.
Kur shpërthimi i kësaj sëmundjeje infektive po rrezikon shëndetin e njerëzve, shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve luajnë një rol jetik për t’u siguruar qytetarëve funksionimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime, duke marrë masat e duhura për parandalimin e transmetimit të virusit COVID-19 nga njeriu tek njeriu.
Kur abonenti që disponon kontratë uji me UK Kukës, aplikon për ujëmatës të ri duhet të paraqitet pranë sporteleve të UK Kukës. Dokumentacioni që kërkohët në këto raste është:
· Kërkësë me shkrim
· Librezë Uji (fotokopje e faqes së parë) ose kopje të faturës tatimore mujore të konsumit të ujit (për të gjetur numrin e kontratës)
· Dokument identifikimi
· Pagesa pranë arkës e tarifës
· Dokumenti i pronësisë (vetëm në rastet kur nuk disponohet në dosjen e abonentit, duhet për nënshkrimin e kontratës ligjore.
Kjo akt marrëveshjë mund të zgjidhet nga ana e Sh.a ”Ujësjellës Kanalizime” Kukës në momentin më të parë, që klienti nuk e respekton atë lidhur me rregullshmërinë e pagesave si dhe kur ai nuk paguan detyrimet e tjera mujore ndaj Sh.a ”Ujësjellës Kanalizime” Kukës.
Në këtë rast, klientit i ndërpritet furnizimi me ujë deri në likuidimin total të detyrimeve. Klienti pasi e lexon dhe bie dakord me këtë akt marrëveshje e firmos atë. Bashkangjitur aktmarrëveshjes ,fatura përmbledhëse ë dëbisë dhe një kopje e kartës së identitetit. Përvëç këstit do të paguhet edhe muaji i radhës.
Kontrollo saracineskën nësë është ë hapur. Nësë po, atëherë konsultohu me orarin e furnizimit të paraqitur nga Sh.A UK Kukës në faqen e internetit https://www.shuk.al/kukes/ .Për cdo sqarim më të hollësishëm paraqituni pranë zyrës së Ankesave të Sh.a UK Kukës.
Kontrollo saracineskën nëse është e hapur plotësisht. Nësë po, atëherë konsultou me orarin e furnizimit të paraqitur nga Sh.A UK Kukës në faqen e internetit https://www.shuk.al/kukes/ .Për cdo sqarim më të hollësishëm paraqituni pranë zyrës së konumatorit të Sh.a UK Kukës.
Ndaloni urgjentisht përdorimin e ujit për konsum dhe njoftoni në faqen e internetit https://www.shuk.al/kukes/.Për cdo sqarim më të hollësishëm paraqituni pranë zyrës së konumatorit të Sh.a UK Kukës.